Kukësi arriti të fitojë në transfertën e vështirë të Shkodrës ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-4. Ishte fitorja e dytë e verilindorëve në këtë kampionat pas asaj ndaj Laçit në mesjavë.
Lajme të mira për sa i përket gjendjes së trajnerit Skënder Gega. “Arkitekti” i Kukësit, është duke e marrë veten dita-ditës. “Supersport” arriti të siguronte një fotot nga spitali në Turqi, ku tekniku i verilindorëve, shihet teksa ndjek ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, me maskë oksigjeni.
Fitorja e Kukësit ditën e sotme, duket se ia ka bërë “zemrën mal” trajneri tropojan, i cili urojmë të kthehet sa më shpejt pranë skuadrës.