Pronari i një karburanti në Poshnje u vetëplagos me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele, ndërsa mësohet se personi i plagosur është 37-vjeçari Irfan Azizi.
Siç raporton News24 Azizi është vetëqëlluar aksidentalisht me armë zjarri.
Mësohet se 37-vjeçari ka qene duke u tallur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta i është shkrepur pa dashje.
Azizi ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratiti, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, që janë punonjësit e turnit të natës në karburant Azizi.