Tiranë- Një tjetër pacient ka vrarë vetën sot pas mesnate duke u hedhur nga dritaret e spitalit ku ishte shtruar.
Personi që ka ndërruar jetë në vend është një 60-vjeçar me iniciale L.S. Policia nuk tregoi se në cilin spital ishte shtruar por dyshohet se ka ndodhur tek Sanatoriumi.
Sipas Policisë së Shtetit, “me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”