Viktima e pestë që i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” është një 60-vjeçar nga Rrësheni, që kishte 10 ditë që po kurohej në këtë spital pasi ishte infektuar me koronavirus. 60-vjeçari ishte në gjendje të rënduar në terapi intesive dhe kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Nga informacionet që bënë të ditur policia, 60-vjeçari është hedhur nga dritarja e dhomës së tij. Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen. Në total 5 pacientë janë hedhur nga spitalet, 4 prej të cilëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.