Tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat nga Covid-i janë: një 57-vjeçar, një 79-vjeçar dhe një 77-vjeçar, të cilët ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh.
Elbasani ka 870 persona aktivë të infektuar me Covid-19. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 835 raste të reja me koronavirus dhe 11 viktima.