Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e politikës dhe të votojnë. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të vendosin për të ardhmen përmes vendimmarrjes
Në takimin me të rinjtë në zonën e Laprakës në Tiranë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në politikë.
Mediu: Kush nga ne do ta sodisë fatin e vet. Në qoftë se do ta sodisim do të jemi viktimë, të tjerët do të vendosin për ne. Në qotë se do të debatojmë me njëri-tjetrin, do të angazhohemi në politikë, atëherë padyshim që do të kemi mundësi të vendosim për fatin tonë dhe për fatin e familjeve tona, të njerëzve tanë dhe të shoqërisë shqiptare.
Sipas Mediut, 25 prilli do të jetë mundësia më e mirë që Shqipëria të afrohet me Bashkimin Evropian.
Mediu: 25 Prilli është i rëndësishëm, sepse do të na ribashkojë përsëri me pjesën e përparuar europiane, për t`a bërë Shqipërinë pjesë të Europës, dhe unë kam bindjen që me reforma të thella, me një qeverisje të drejtë, që buron nga vota e shqiptarëve, qeveris me shqiptarët, për interesin e shqiptarëve, padyshim brenda 4 vjeçarit të parë, do ta bëjmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian, falë reformave që kanë në radhë të parë interesin kombëtar si prioritet, interesin e Shqipërisë, luftën kundër krimit të organizuar.
Mediu theksoi se Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit.
Mediu: Ka arritur sot që të jetë vetëm ai, që nuk pyet as për Partinë Socialiste, as për qeveri, as për Parlament, as për gjyqësor.