Tiranë- Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi sot në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku një 60- vjeçar u hodh nga ballkoni, duke gjetur kështu vdekjen. në një lidhje direkte me ‘News24’, vëllai i viktimës ka rrëfyer momentet e fundit që ka komunikuar me vëllain.
Ai kërkon të dijë se pse vëllai i tij zgjodhi të vetëvritej.
“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital. Kishte bërë edhe testin për Covid por si kishin dhënë përgjigje. Dua të di pse me ka vdek vëllai , çfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të. Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’. Dua të di për c’arsye është hedh nga ballkoni.
Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sygjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital. Ai e ka marrë vetë spitalin, ka shku e ka marr ambulanca në Laç, por nuk i kanë dhënë përgjigje për testin.” tregon ai për ‘News24‘.