Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi akuzon qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet.
Duke shpërndarë 9 premtime të pa mbajtura të renditura nga Klajda Gjosha, Kryemadhi thekson se edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Evropian ka ardhur si pasojë e tyre.
“Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin”- shkruan ajo.