Në Tiranë është hapur spitali Covid4. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar mbrëmjen e sotme pranë këtij spitali të dedikuar për personat me COVID-19.
Mjekët e këtij spitali bënë me dije se tanimë janë shtruar pacientët e parë edhe në këtë spital.
“24 orët e fundit kanë qenë intensive në funksion të pritjes së pacientëve. Pasi pacientët e kalojnë fazën akute kërkojnë një trajtim që do të ndiqen në këtë spital”, tha ministrja Manastirliu.
Në strategjinë për dimrin të Ministrisë së Shëndetësisë, në rast se të 4 spitalet në total me 550 shtretër mbushen me pacientë, atëherë do të hapen 5 spitale rajonalë. E njëjta strategji do të vijojë edhe më pas me 6 spitale të tjerë rajonale.