Pas deklaratës së kancelares
Në një lidhje live për emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit u shpreh se kushtet të cilat janë primare nga Bundestagu Gjerman për çeljen e negociatave, si hetimi i krimit zgjedhor, nuk janë plotësuar qëllimisht nga qeveria.
Sipas Metës kjo deklaratë e sotme e kancelares Merkel është një gjuhë e zbutur diplomatike, por thekson se qëndrimi i Gjermanisë ka qenë i qartë prej kohësh.
“Nuk vë baste për mos çelje negociatash të Shqipërisë me BE. Unë ju kam thënë prej vitesh që nuk ka elje të negociatave dhe e kam treguar qartë se farë duhet bërë dhe ato që unë i kam treguar qartë në nivel ndërkombëtar ka pasur një institucion që i ka treguar po kaq qartë që është Bundestagu.
Kjo deklaratë e kancelares Merkel është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta.
Bundestagu ka tre katër vjet që e ka kusht hetimin e krimit zgjedhor, dy dosjet e Shijakut edhe të Dibrës, por jo vetëm.
Ne nuk kemi dashur ti plotësojmë kushtet. Kushtet kanë qenë aty dhe qeveria i ka shkelur në mënyrë të qëllimshme”, tha Meta.
Angela Maerkel, se është skeptike për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë këtë vit, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.