LEZHË– Gjin Gjini është personi që plagosi Hilë Gjinin në Lezhë. Albanws.al ka mësuar se autori është me të njëjtin mbiemër me të plagosirin, por nuk dihet nëse mes tyre ka lidhje familjare apo jo.
Policia e ka shpallur në kërkim Gjin Gjinin, ndërsa Hila ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në pyetje po merren fqinjët e të dy palëve për të mësuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa raportohet paraprakisht se mund të ketë ndodhur për shkaqe pronësie.