SHBA-Doktor Scott Atlas ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i Presidentit në detyrë të SHBA-së, Donald Trump. Dr Atlas ka qenë një anëtar shumë i diskutueshëm në adiminstratës Trump që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani. Sipas mediave ndërkombëtare Atlas i dorëzoi një letër presidentit Trmp ditën e djeshme ku në të i shkroi dorëheqjen. Në letrën e dorëzuar Trump, Atles ka uruar ekipin e ri dhe ka thënë se të gjitha këshillat e tij për Covid-19 ishin të përqendruara te minimizimi i dëmeve nga pandemia dhe ulja e rasteve me Covid.
“Ju shkruaj të jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA. Këshillat e mia ishin gjithmonë të përqendruara në minimizimin e të gjitha dëmtimeve nga pandemia veçanërisht për klasën punëtore dhe të varfërit. Unë sinqerisht i uroj ekipit të ri të gjitha të mirat ndërsa ata drejtojnë kombin në këto kohë të provuara dhe të polarizuara,” tha ai.
Ende nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së doktor Scott nga pozicioni në administratën e Trump. Ndërkohë që me parë vetë Atlas ka dalë kundër deklaratave të shefit të tij, epidemiologut Anthony Fauçi, kur u bëri thirrje njerëzve në ditën e Falenderimeve që të dilnin dhe të festonin ndryshe nga thirrja që bëri Fauçi.