SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm Luan Daci, i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.
Sipas SPAK, Daci ka fshehur një vendim të shkarkimit të tij në vitin 1997.
Gjyqtari i KPA-së u pezullua nga detyra në muajin korrik, pas kallëzimit në SPAK të anëtarit të KLP-së, Besnik Cani. Gjithashtu kallëzim në SPAK ka bërë edhe ish prokuroria e Tiranës, Antoneta Sevdari dhe gjyqtari i Gjykatës së Durrësit Ervin Metalla.
Pasi u mor i pandehur, Daci u pezullua nga detyra nga Gjykata e Posaçme, por Apeli e riktheu atë sërish në detyrë.
Por KPA vendosi pezullimin e gjyqtarit derisa të merret një vendim të formës së prerë nga ane e GJKKO-së.
Pas konkluzioneve përfundimtare të SPAK, gjatë seancës së sotme pritet që të bëhet edhe mbrojtja e më pas GJKKO, të japë një vendim për akuzat e ngritura ndaj anëtarit të KPA-së, Luan Daci.