GJERMANI– Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetë të tjerë japë plagosur si pasojë e një suumi në Gjermani. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin Trier, ku një makinë u fut mes turmës së këmbësorëve dhe i përplasi ata pa mëshirë.
Si pasojë e goditjeve dhe përplasjes, dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dhjetë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Makina që shkaktoi sulmin fatal është ndaluar dhe shoferi i saj është vënë në pranga. Nga ana tjetër policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën në fjalë. Skena i ngjan një sulmi terrosit për zyrtarisht ende nuk është raportuar se bëhet fjalë për një të tillë.