Një person ka mbetur i plagosur në Lezhë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në autostradën Lezhë-Milot, ku ka mbetur i plagosur 42-vjeçari me iniciale Aelksandër Deda, nga Lezha
Sipas policisë i plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Ndërkohë pak kilometra larg vendngjarjes është gjetur nje automjet duke u djegur. Automjet tip audi eshte gjetur rreth 5 km nga vendi ku eshte bere atentati ndaj Aleksander Dedes. Brenda automjetet eshte gjetur nje arme zjarri, Nderkohe e gjithe policia eshte perqendruar prane automjetit te djegur te cilit isipas burimeve i ishin hequr targat para se ti vihej flake
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe janë vendosur patrulla në disa pika kryesore.