Kryefjalë e diskutimit mes kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe analistit Skënder Minxhozi është pandemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike që ka sjellë në vend, diskutim që është shoqëruar edhe me batuta.
Duke iu përgjigjur një ndërhyrjeje të Minxhozit, i cili i kujtoi dhe koalicionin me të majtën, Kryemadhi në emisionin “Real Story”, u shpreh se ajo aleancë ishte frena-freksion.
“Kriza ekonomike kishte nisur që para se të ndodhte tërmeti. Pasuroi 3-4 duar. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare nisi me koncesionet. Rrënimi i ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e një vendi pune, e sistemit arsimor, janë arsyet. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës, e blloqeve politike dhe kapjes pas fijes së barit, ku është mungesa e vendeve të punës dhe largimi i qytetarëve, janë arsyet”, tha Kryemadhi.
Pjesë nga diskutimi në studio
Minxhozi: Mos u shtyni përtej tërmetit pasi dalim tek katër-viteshi i bashkëqeverisjes LSI-PS.
Kryemadhi: Ishte frena-freksion. Iku LSI dhe pastaj shkoi në greminë. Merrni librezën e ujit dh të dritave. Ju paguani më shumë sot apo para 4 vitesh?! Sot e keni më lirë çmimin e ujit dhe të dritave?!
Minxhozi: S’ka lëvizur fare
Kryemadhi: Epo të paska lënë me sahatin e vjetër Lali Eri, s’ta paska ndërruar
Balla: Kjo ishte batutë
Minxhozi: Po batutë, por jo më e bukur se e para.