Vlorë- Benjamin Bezhani 27-vjeçari, i cili u ekzekutua me disa plumba në qytetin e Vlorës, ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin që i është bërë atentati.
Benjamin Bezhani u gjeti i vdekur brenda makinës së tij dhe ishte një kalimtar ai që ka lajmëruar policinë. Ai është ekzekutuar në momentin që ka hyrë në një rrugicë, që e drejton për të fshat, pasi autorët i kishin ngritur pritë.
Benjamin kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë dhe burime bëjnë me dije se 27- vjeçari ka pasur precedentë penal në Itali.