Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është irrituar nga ndalimi që i ka bërë Policia e Shtetit, protestës paqesore të partisë së tij dhe shoqatës Çamëria ndaj vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias në Tiranë.
Idrizi, i cili nuk u lejua të protestonte me pretekstin e masave anti-COVID shpërtheu në thirrje të forta duke treguar Ministrinë e Jashtme:
“Nuk më ndaloni dot, të drejtën e protestës e kam nga Kushtetuta.
Nuk ka nevojë Ministri i Jashtëm grek për protestë, se ka aty Edi Ramën. Nuk flet më Rama për ligjin e luftës, nuk flet më për Çështjen Çame, bëri ligjin për toponimet, bëri ligjin për varrezat e grekëve dhe as nuk u kujtua për varrezat e çamëve.
Nuk u kujtua për librat e historisë që ka bërë Greqia dhe emrin e Çamërisë po kërkon ta heqin, ta bëjnë Vorio Epir”.