TIRANË-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar qytetarët se duhet të nxitojnë për të aplikuar për dokumentet biometrike.
Teksa ka qënë i pranishëm në zyrën e aplikimeve në njësinë numër 6 në Kombinat Lleshaj u shpreh se janë hapur për të ndihmuar qytetarët të cilët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Përmes shërbimeve online është kursyer shumë kohë. Që të bëhen pjesë e këtij procesi është me rëndësi që qytetarët të identifikohen. I bëj thirrje qytetarëve të nxitojnë pranë zyrave për të aplikuar. Ne po zgjerojmë shërbimet edhe për qytetarët që janë jashtë vendit. Janë gjashtë zyra të reja të hapura”, tha Lleshaj.
Statusi:
Tiranë – Inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat Qeveria ka zgjeruar përpjekjet për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve. Zgjerimi i shërbimeve kërkon dhe bashkëpunimin e qytetarëve, ID karta është çelësi që hap derën për të gjitha shërbimet online apo në mënyrë fizike: -U bëj thirrje qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar, që mos të befasohen kur t’u kërkohet kartë e re identiteti 2021, viti zgjedhor, ID karta është kusht për identifikimin e zgjedhësve për marrjen pjesë në proces. -Po zgjerojmë shërbimet edhe për qytetarët që janë jashtë vendit, hapen 6 zyra të tjera aplikimi pranë konsullatave e ambasadave shqiptare në Evropë. -Ftoj bashkë-atdhetarët të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës në vendet ku banojnë, që të bëhen përfitues të shërbimeve në Shqipëri, ku e drejta e votimit do të jetë njëra prej tyre.