Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është shtruar në spital.
Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar nga koronavirusi, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.
Në njoftimin e klubit të Serisë B nuk thuhet se cila është gjendja e gardianit.
Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Ai rezultoi pozitiv me ‘COVID’ në 27 nëntor.