Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në shtëpinë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, në lagjen ” 11 Janari”.
Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se 55 vjeçari me iniciale, L.D., kishte një lavazh në pronësi të tij dhe në të njëjtin vend kishte edhe shtëpinë.
Ai është vetëvarur në momentin që djali i tij punonte në lavash, ndërsa bashkshortja kishte dalë në treg për të shitur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, por ende ngelen mister rrethanat që e çuan në ndërmarrjen e këtij veprimi 55 vjeçarin.