Pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë hapi edhe spitalin Covid4, që do të trajtojë të sëmurët me koronavirus.
Godina e këtij spitali ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet edhe në foto, godina ruhet nga dy ushtarë.
“Pacientët të cilët janë të destinuar për Covid4 janë kryesisht pacientë që vijnë nga spitali Covid1 dhe Covid3. Pacientë të cilët janë në kushte më të përmirësuara nga ana klinike, por që kërkojnë një periudhë akoma monitorimi dhe ndjekjeje për proçesin e tyre të rehabilitimit. Aktualisht stafi mjekësor i përbërë nga mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët është gati. Është një ekip më së miri i trajnuar me eksperiencë dhe nga dy spitalet e tjera Covid1 dhe Covid2, plus staf shtesë”, tha Dr. Esmeralda Meta në videon e publikuar nga Manastirliu.