Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim Ambasadorin dhe kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco,
Kryemadhi tregon se sëbashku me Del Monacon shkëmbyen mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë.
Sipas Kryemadhit, prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
“Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”, tha Kryemadhi.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco,
Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.
Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri.