47 vjeçari shqiptar i vrarë dje në mëngjes në Brazil, rezulton të ketë regjistruar një biznes në Çeki.
Ilir Zelka qëndronte prej 20 nëntorit në një hotel atje, në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetin brazilian.
Kompania mban ende mbiemrin e tij, ndërsa më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak.
Krimi ndodhi rreth orës 11:10 të mëngjesit teksa shqiptari drekonte në restorantin afër hoteli, ku ai kishte porositur ushqim që prej 20 nëntorit. Pasi qëlloi mbi shqiptarin, burri me motor iku dhe braktisi mjetin e vogël në një zonë jo shumë larg vendit të krimit.