Sporti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, ikona e klubit sportiv Partizani, Petrit Murzaku. Prej 3 vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte në regjim shtrati.
Murzaku ka lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive. Në vitet 1948-1964, për 16 vite rresht. Ai ishte sportisti universal që luajti në shumë disiplina sportive.
Legjenda shqiptare fitoi 9 herë kampionatin kombëtar të volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të basketbollit, 3 herë kampionatin kombëtar të futbollit, si dhe 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha si pjestar i ekipit të Partizanit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq i ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmeve.
NJOFTIMI I PARTIZANIT:
NGUSHËLLIM
Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 88 vjeçare të ikonës së Klubit Sportiv Partizani Petrit Murzaku, nga një sëmundje e rëndë.
Sporti shqiptar humbet sot një mjeshtër të madh, një legjendë si Murzaku, i cili ka lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive.
Në vitet 1948-1964, për 16 vite rrjesht, Murzaku ishte sportisti universal që luajti në shumë disiplina sportive. Ai ka fituar 9 herë kampionatin kombëtar të Volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të Basketbollit, 3 herë kampionatin kombëtar të Futbollit , si dhe 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha si pjestar i ekipit të Partizanit. Ai ka zhvilluar 110 ndeshje ndërkombëtare në volejboll dhe basketboll dhe ka fituar 57 prej tyre. Pas viteve si sportist, Murzaku ishte trajneri dhe pedagogu i devotshëm, që përgatiti breza të tërë studentësh, kuadrosh e sportistësh.
Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.
Lamtumirë kampioni Petrit Murzaku!