Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e kësaj të enjteje. Munir Xhepa, punonjës i qarkullimit rrugor Dibër, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Ai është infektuar pak kohë më parë dhe prej 5 ditësh ishte i intubuar në një nga spitalet COVID në kryeqytet.
Së bashku me viktimën e këtij mëngjesi shkon në 840 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit SarsCov2. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 705 raste pozitive me Covid-19 dhe janë shënuar 17 viktima.