Tiranë- Tensione që në nisjen e seancës plenare. Kujtim Gjuzi ka ‘shpërthyer’ në mungesën e ministres Balluku, me të cilën ka kërkuar interpelancë senacën e kaluar.
Me tone të ashpra Gjuzi u shpreh se ministrat janë tepër të zënë me dreka e darka dhe nuk shkojnë në seanca plenare ku u kërkohet interpelancë.
“Kam kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës, nuk e shoh as në këtë seancë e mëparshme dhe as në seancën e kaluar. Nuk kanë arsye ministrin të mos vijnë këtu në momentin që hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve shqiptar. PS është partia që ka pjellë ato partitë e tjera që Kuvendin e lanë bosh”, tha Gjuzi.