TIRANË- Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij, ose siç njihen ndryshe në të gjithë botën “Meme”. Ky projekt që është hartuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikon dënimin me deri në 1 vit burg të kujtdo që realizon këto montime.
Konkretisht në nenin 238 të ligjit thuhet se:
1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.
Zbërthimi i këtij ligji të mbiveshur me terminologji, është i thjeshtë. Qeveria ka në plan të kalojë në Kuvend në ligj, i cili do të dënojë me burg çdo njeri që guxon të bëjë meme në rrjet.
Duket se ministres Gjonaj nuk i pëlqejnë “Memet” e rrjetit të cilat deri më sot, kanë ndihmuar shqiptarët ti marrin me humor dhe sportivitet abuzimet që politika bën me ta. Pa argumentuar me asnjë arsye nevojën e këtij ligji, e pa ndarë ligjërisht faktin se a e shkel ky nen të drejtën dhe lirinë e shprehjes, qeveria do të bëjë një ligj, ku të gjithë krijuesit e meme-ve do të duhet të marrin leje tek kryeministri dhe ministrat, para se ti publikojnë, në të kundërt i pret dera e burgut.
Çfarë parashkikon saktësisht Neni 238 i Kodit të ri Penal, Seksioni VIII “Veprat penale kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe lirive themelore”:
-Cënimi i imazhit të personit
1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin enjë personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është njëmontazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhedënohet me burgim deri në 1 vit.
2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon metërheqjen prej saj.