ë një kohë kur zgjedhjet e 25 prillit po cilësohet si zgjedhjet më të shtrenjta në histori, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka theksuar se ky është një investim në plan afatgjatë. Pra, tha Celibashi do të jetë i vlefshëm për 4-5 zgjedhje të tjera. Celibashi thote se u është bërë e qartë kompanive për përgjegjegjësinë për mbarëvajtjen e këtyre të sistemi që të jetë funksional për disa procese zgjedhore.
“Ne nuk e dimë se sa do të kushtojë buxhetit të shtetit, por në kushtet kur ka munguar referimi në lidhje me kostot, atëherë bazuar në ato përcaktime të ligjit për Prokurimet Publike ne kemi bërë vlerësime bazuar në treg për kostondhe kemi nxjerrë një mesatare. Kemi dërguar një kërkesë për informacion kompanive, ndërkombëtare me eksperiencë për të na dhënë një mendim në lidhje me kostot. Kemi marrë informacione dhe kemi përcaktuar një mesatare. Janë shumë para dhe ne nuk mund të mos e themi këtë gjë, por në fund të fundit ata që kanë miratuar Kodin Zgjedhor i kanë bërë edhe këto parashikime. Dua të them dhe diçka tjetër që të dyja këto sisteme nuk do të përdoren vetëm për këto zgjedhje, kërkesa jonë është që sistemet të përdoren minimalisht për 3-4 zgjedhjet e tjera dhe nga ana tjetër do i kërkojmë në rastin e duhur kompanive që të kenë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e këtyre të sistemi. Është një kosto që paguhet tani dhe nuk është se nuk do të përdoret vetëm në zgjedhjet e tjera, do duhet ta pjesëtojmë për 4-5 zgjedhje të tjera”, tha Celibashi.
25 prilli mund të jetë zgjedhjet më të shtrenja në histori, por edhe zgjedhjet kur rezultati i votimit do të dojë më shumë kohë për të dalë. Kjo sepse sipas Celibashit, votuesi përveç partisë do të votojë dhe kandidatin, e cila vjen sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Megjithatë, ai tha se po punohet në këtë drejtim, që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër.
Votuesi do të paraqitet para një ekrani me prekje dhe aty do të jetë e shfaqur fleta e votimit, në mënyrë të qartë që të mos krijojë konfuzion dhe lexuesi do bëj zgjedhjen e vetë për partinë dhe kandidatin që preferon. Kemi menduar që veç zgjedhjes në mënyrë elektronike, kemi menduar që të ketë mundësinë edhe të printimit, që të kemi një opsion për të bërë edhe verifikimet”, tha ai.