Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime në Kodin Penal, ku parashikohet ndër të tjera kriminalizimi dhe dënimi i shpifjes. Gjithashtu parashikohet dënimi me burg edhe në rastet kur një person publikon shkrime apo fotomontazhe (memet) në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë fakt ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili jo vetëm që nuk e pranon se ata që postojnë meme do dënohen, por thekson se s’ka asnjë shans që kjo të ndodhë.
Në përfundim Rama ironizon “ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”
Postimi i plotë:
Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!