1,882 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Greqi, ku tetë prej këtyre rasteve u zbuluan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.
Tashmë numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 111 537, nga të cilat 52.9% janë burra.
4958 (4.4%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 29474 (26.4%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
622 qytetarë grekë po trajtohen me intubim. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 177 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.9% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Fatmirëisht 620 janë shëruar plotësisht nga COVID, gjatë 24 orëve të fundit.
Fatkeqësisht sot janë regjistruar 100 viktima, duke e çuar në total numrin e humbjeve të jetëve në 2,706.
Nga këta 1085 (40.1%) ishin gra dhe pjesa tjetër burra. Mosha mesatare e viktimave ishte 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.