Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se rendi publik në Shqipëri është në nivelet më të mira historike në 30 vitet e fundit.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se përgjatë gjithë vitit 2020 ka patur vetëm 45 vrasje. Ndërkohë, i pyetur lidhur me problemet në qytetin e Elbasanit dhe deklaratat e Prokurorit të Përgjithshëm pëër veprimtarinë e grupeve kriminale në këtë qytet, Lleshaj tha se Elbasani është nën kontrollin e autoriteteve.
Pjesë nga diskutimi:
Lleshaj: Për gjithë vitin 2020 janë 45 vrasje. Fenomeni nuk është në përmasa shqetësuese, kurrë nuk kemi patur një numër kaq të ulët. Rendi publik është në vlerat më të mira historike të 30 viteve të fundit.
Fevziu: Mbi ç’paramatera mbështetet?
Lleshaj: Ka disa indikatorë. Janë disa vepra penale të rëndësishme, që maten krahasohen. Nëse i shoim këto vepra kriminale jemi në nivelin më të ulët në historinë tonë. Kemi 30% më pak vrasje se një vit më parë. Vrasje në familje 57% më pak se një vit më parë.
Fevziu: Prokurori i Përgjithshëm quan që qyteti i tretë apo i katërt i vendit kontrollohet nga bandat?
Lleshaj: Pyesni prokurorin për këtë. Qyteti i Elbasnait është nën kontroll të autoriteteve, krimi është i marxhinalizuar.
Më tej, Ministri i Brendshëm e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të problematike sa i përket situatës së rendit. Sipas tij kjo është e lidhur edhe me numrin e lartë të banorëve, ndërkohë që pohoi se problematika ka edhe në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës.
Blendi Fevziu: Cilat janë qytetet më problemetike sa i përket situatës së rendit?
Sandër Lleshaj: Në pikëpamje statistikore Tirana ka numrin më të lartë të kriminalitetetit sepse ka dhe popullsinë të më madhe. Eshtë e shpërndarë në fakt për shkak të raportit të popullsisë. Por kanë rënë në sy edhe Elbasani, Shkodra, Vlora. Mendoj se meriton trajtim serioz kjo çështje. Është bërë një lëgjendë e madhe për Vlorën, por nga raportimet e policisë nuk rezulton e tillë.