Serbi- Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se çdo person nga Kosova apo Shqipëria duhet të krenohet me suksesin e Dua Lipës, sipas saj këngëtarja me famë botërore është një vajzë mbresëlënese dhe që ka korrur sukses në mbarë botë.
“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, – ka shkruar Trakoviç në Twitter, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë.