Një 35-vjeçar është ndaluar ditën e sotme në Lushnje pasi dyshohet se përdhunoi një grua. Shtetasi V. F., banues në Lushnje dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”.