26-vjeçari që u ekzekutua orët e para të mëngjesit të sotëm, Xhulio Prela është telefonuar nga një person dhe në mesnatë është nisur drejt Lezhës ku dhe i është bërë pritë.
Përgjatë superstradës Lezhë-Milot, ka një sërë biznesesh kamerat e të cilave pritet të sekuestrohen nga grupi hetimor për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes.
Sipas burimeve të gazetës Panorama, Xhulio Prela ka qenë në Rinas për të marrë shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia sëbashku me të motrën.
Në mesnate është kthyer me ta nga Aeroporti dhe i ka derguar deri në Shkodër.
Menjehere me pas ai eshte kthyer dhe gjate rruges Lezhe-Milot teksa po kalonte ka pare nje automjet, ku nje person qe kishte dale nga makina po i bente me drita me nje elektrik dore.
Menjehere Prela e ka rikthyer serish automjetin ne drejtim te Lezhes ku i eshte afruar personi me elektrik tek dera e pasagjerit. Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda me pas ai ka tentuar te largohet kur ne ato momente i eshte afruar nje person tjeter duke e qelluar me nje plumb ne zemer. Ne gjaknxehtesi 26 vjecari eshte i ka dhene gaz makines dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy here te tjera me pistolete e tipit TT, ku njeri plumb ka kapur xhamin e prapem te automjetit ndersa tjetri ka kapur targen.