Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e bën të ditur vetë Rama, i cili thekson se kjo vizitë drejt SHBA është për vaksinën kundër koronavirusit.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ✈️”, shkruan Rama.