Është rënduar gjendja shëndetësore e neurologut Drini Dobi.
Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij nuk është mirë, ndaj është nisur me urgjencë drejt Italisë, për një trajnim më të specializuar.
Mësohet se për t’u nisur drejt Italisë e kanë ndihmuar të afërmit nga ana financiare.
Mjeku Dobi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-i në 22 nëntor. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë janë infektuar me koronavirus 42,148 persona dhe kanë humbur jetën 898 të tjerë .