Sekuestrohen 167 doza me lëndë narkotike heroinë. Në pranga ka rënë dhe poseduesi i drogës, një 27-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
I arrestuari është autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e Tiranës.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Martin Qarri, 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R.Sh.Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qera nga ky shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar ky shtetas.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.