Edhe numri dy i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas dëshmisë tronditëse të një të riu, nëna e të cilit priste në një autoambulancë në gjendje të rëndë, si pasojë e Covid.
Vasili thotë se fjalët e këtij djali janë shuplakë për qeverinë, që sipas tij bën vetëm propagandë.
Postimi i Petrit Vasilit
Qeveri lere arrogancën e neveritshme.(VIDEO).
Qeveri leri justifikimet vrastare.
Qeveri lere propaganden e peshtire.
Lotet e ketij djali per nenen e semure, qe nuk e shtrojne ne Sanatorium dhe qe lengon me COVID ne autoambulance, jane deshmi rrenqethese se si kryeministri dhe qeveria genjejne poshtersisht.
Fjalet e ketij djali jane shuplake per qeverine, qe me nje logjike kriminale ben propagande ne vend, qe te veproje.
Keto lot deshperimi te nje djali, qe nuk gjen ndihme e mbeshtetje per nenen e tij jane nje dhimbje pa fund per cdo njeri qe ka zemer, por jo per qeverine e hipokriteve.