Nënkryetari i PD-së Edi Paloka denoncon se në kohën që të sëmurët nga Covid dergjen rrugëve, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ha haviar.
Ne një status në Facebook, Paloka thekson se hajduti mburret se e ka shtruar tavolinën e tij, me paratë e vjedhura nga tenderat.
“Nuk ndalet Ilir Beqaj , godet perseri…! Shikoni sesi mburret hajduti se e ka shtruar me haviar sot. Sot, kur të sëmurët dergjen rrugëve! Luks per Ramen dhe miqte e tij, me paratë e vjedhura nga tenderat dhe check-up në shëndetësi…Varferi, mjerim dhe lotë për njerëzit!”, shkruan Paloka, ndërsa ka publikuar edhe një foto.