Autoritetet e policisë në Kosovë kanë arrestuar, Indrit Taullain i njohur si pjesë e Bandës së Durrësit.
Ai ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Sipas gazetës Express arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.
“Me kërkese të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtare në Kosove ILECU, sot me date 06 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta ne Prizren është bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975.
I arrestuari dyshohet për pjesëmarrje në organizate kriminale ne Shqipëri. I njëjti ka hyre ne Republikën e Kosovës me date 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë për Express.
Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka ende një informacion per arrestimin e tij.
Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit” të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.
Më herët ai ishte liruar nga burgu një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, dhe se duhetj të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.