• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti për keqinformimin/ Top Channel dhe Ora News kryesojnë për lajme të rreme

07/12/2020
in Aktualitet
0
Raporti për keqinformimin/ Top Channel dhe Ora News kryesojnë për lajme të rreme

Ndodh në Shqipëri që çdo deklaratë në gjuhë të huaj perceptohet si burim informacioni i padiskutueshëm apo si argument në vetvete. Shpesh diplomatë apo zyrtarë të dorës së dytë të huaj vishen me aureolën e atyre që kanë në dorë  ekskluzivitetin e të vërtetës dhe përkëdhelen nga media si jenë personazhe të showbizz.

Por një raport mbi dezinformimin në media, i hartuar si orientim për deputetët e Parlamentit Europian, ka në brendësi disa gafa flagrante kur flitet për situatën e mediave në Shqipëri dhe tregon se sa pak të informuar mund të jenë të huajt që komentojnë zhvillimet në vendin tonë.

Në raport bie në sy një pohim i guximshëm, bazuar nga të dhënat në Facebook, se Top Channel është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të dezinformimit në vend. Por si për të konfirmuar mungesën e informacionit mbi situatën e mediave në Shqipëri, raporti e quan këtë televizion “të rreshtuar me opozitën”.

Një media tjetër që keqinformon konsiderohet Oranews, por nuk jepen raste me lajme apo çështje mbi të cilat ka keqinformuar kjo media. Raporti e quan Ylli Ndroqin një “oligark të akuzuar për trafik droge”.

Në raport përmenden edhe dy media të tjera si JOQ Albania dhe Tema. Këto të dyja konsiderohen si media me reputacion të lartë, që dallohen për cilësi, pavarësi apo për gazetarinë investigative.

Me gjithë vlerësimet që jepen për këto media, ato listohen mes transmetuesve të keqinformimit në vend.

PJESË NGA RAPORTI

Shpërndarësit më të famshëm të disinformimit në mediat sociale përfshijnë dy televizione- Top Channel, televizioni në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe i rreshtuar me opozitën, dhe Ora News, në pronësi të Ylli Ndroqit, një oligark i akuzuar për trafik droge. Por lista përfshin edhe media të printuara dhe online, me reputacion për cilësinë e tyre të lartë, për pavarësinë dhe gazetarinë investigative, JOQ Albania dhe Gazeta Tema. Gjithsesi, rrallë këto shembuj të dizinformimit ngrihen në nivelin e fushatave të qëndrueshme. Përpjekjet janë në përgjithësi oportuniste dhe qëllimet janë sipërfaqësore. Disinformimi nga burime të huaja, nënë anën tjetër është relativisht i paktë në peisazhin disinformues shqiptar. Ka disa prova për aktorë rusë që synojnë të minojnë angazhimin e Tiranës për integrimin Euro-Atlantik. Me nismën e Partisë Socialiste në pushtet, parlamenti shqiptar kaloi një rezolutë në 2019, ku bënte thirrje kundër ndërhyrjeve të jashtme në politikën shqiptare-përfshirë edhe disinformimin- dhe duke veçuar Rusinë si shqetësim kryesor.

Çështja është që mungea e informacionit mes autorëve është e tillë që shkon deri në pikën që, megjithëse e quajnë Top Channel një nga shpërndarësit më të mëdhenj të keqinformimit, e marrin këtë televizion si burim informacioni për hartimin e raportit.

Po ashtu, “Tema” konsiderohet burim keqinformimi, në të njëjtin kapitull për Shqipërinë, shkrimi i botuesit të saj Mero Baze, raportohet si një nga burimet e informacionit.

Një tjetër moment kur mediat në Shqipëri thuhet se desinformojnë është ai për pandeminë. “Në Shqipëri, për shembull, transmetuesit më të mëdhenj të disinformimit mbi Covid-19 përfshijnë mediat kryesore, siç është Top Channel, JOQ Albania, Syri.net, Lajme.al, Gazeta Tema dhe Lajmi i fundit” thuhet në raport.

Materiali në Kosovë

Por ndërsa në Shqipëri, raporti u shpërfill për shkak të pasaktësive flagrante, në Kosovë duket se ka shkaktuar reagime për mënyrën si e ka përshkruar situatën atje. Në materialin për Kosovën, thuhet se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit. Por në desinformim janë përfshirë deklaratat e politikanëve dhe jo ato të mediave.

“Vetë koalicioni (VV-LDK) ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacion dezinformues amerikan”, thuhet në studimin, që përmend momentin kur është rrëzuar qeveria e Albin Kurtit në Kosovë.

“I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perude dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Tëitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti. Kjo lëvizje gjerësisht është dënuar në Evropë, përfshirë edhe përmes një demarshi të përbashkët të ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë. Ky shembull tregon se si një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim krejtësisht të trilluar dhe në këtë mënyrë të shtynte drejt ndryshimit të qeverisë”, thuhet në studim.

Dokumenti përmend edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe (tani ish) kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mesazhet në rrjetet sociale që vinin nga Mustafa dhe Veseli, posaçërisht kanë nxitur mashtrimin e aferës Grenell”, thuhet në dokument.

Ndërsa duket e çuditshme se si një raport mbi keqinformimin merr përsipër të trajtojë një intrigë politike, kur kalon në gjykimin e mediave, raporti është i mbushur me pasaktësi për ato që i konsideron “kanale kryesore të dezinformimit në Kosovë”.

Kështu, raporti dezinformon kur e përmend mediumin Klan Kosova, të cilin sipas dokumentet e drejton manjati mediatik, Aleksandër Frangaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Drejtor i Klan Kosovës deri në mars të këtij viti ka qenë Baton Haxhiu, ndërsa nga ajo periudhë, televizioni udhëhiqet nga Adriatik Kelmendi.

Shkrimi i porositur nga Parlamenti Europian keqinformon edhe në një rast tjetër kur thotë se RTV Besa është “pronë e shtetit”, ndërsa kjo është vetëm një media lokale me qendër në Prizren.

Tags: dezinformimmediaora newsRaporti për keqinformiminTop channel
Previous Post

E hëna nis me rreshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë javë

Next Post

Raporti 9- mujor për vitin 2020/ Pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Foto ilustruese

Raporti 9- mujor për vitin 2020/ Pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.