BRITANI E MADHE– Del për herë të parë fotoja e shqiptares, Eltiona Skana, e cila vrau 7-vjeçaren Emily Jones me thikë në mes të një parku. E reja që shihni në foton e mëposhtme është 30-vjeçarja shqiptare Eltiona Skana, e cila i preu fytin të miturës që i kaloi përballë me skutrerin e saj, duke pretenduar se ishte ajo që tentoi e para t’i merrte jetën.
Mediat britanike kanë mësuar se Skana kishte shkuar në Angli në mënyrë të paligjshme në vitin 2014 dhe kishte kërkuar azil duke pretenduar se ishte viktimë e trafikut të qenieve njerëzore. Ministria e Brendshme fillimisht refuzoi pretendimin e saj, por, pasi apeloi vendimin e saj, asaj iu dha leja për të qëndruar deri në dhjetor të vitit 2024. Megjithatë vendimi, për mediat vendase, është i pargumentuar.
Vetë Skana u pranoi mjekëve se pretendimi i saj për të qenë viktimë e trafikimit kishte qenë një gënjeshtër për të qëndruar në Britani të Madhe. Gjykata ka nxjerrë disa detaje nga e shkuara e Skanës duke e shpallur të pafajshme për vrasje me paramendim. Trupa gjykuese pretendon për një çrregullim të shëndetit mendor të shqiptares dhe vendimin përfundimtar për çështjen do ta japë së shpejti.