Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet më e normalizuar, krahësuar me një ditë më parë, ku kishte fluks urgjencash të rasteve me COVID-19. ‘News24‘ raporton se tha nga COVID2 se aktualisht në këtë spital janë të shtruar në total 275 pacientë, (250 ne pavione dhe 25 ne Urgjence) ndërsa thekson se janë shtuar dhe 60 shtretër të rinj. Sipas Skëndajt, në oborrin e këtij spitali aktualisht qëndrojnë në pritje 3 autoambulanca me pacientë brenda.
Sa i takon situatës në Infektivit, mësohet se ky spital po punon me 90% të kapacitetit të tij, ndërsa duke nisur nga 15 dhjetori ai do të marrë përsipër dhe pritjen e urgjencave nga Tirana. COVID3 po punon me mbi 80-85% të kapacitetit të tij. Po ashtu ai pohoi se deri më tani nuk dihet nëse në spitalin COVID4 ka pacientë të shtruar.