Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin e shpejtë, me rezervim pranë mjekut të familjes.
Teksa ka publikuar një video ku mjekja epidemiologe teston një institucion i cili ka qenë vatër infeksioni, tregohet edhe mënyra se si procedohet me testimin e shpejt.
Pasi merret mostra me anë të provëzave, hidhen rreth tre pika në testin e shpejtë dhe më pas pritet për rreth 30 minuta rezultati.
“Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19.
Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt
Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Kryeministri.