TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar me Klodian Rashën, i riu që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ana e efektivit të Policisë. Burime bëjnë me dije se Klodjan Rasha nuk kishte armë zjarri me vete dhe se efektivit i kishte drejtuar një copë drru.
Rasha rezulton i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për pengmarrje, dy vepra penale që i ka kryer në vitin 2016.
Punonjësi i Policisë është pjesë e forcave Shqiponja. Ndjekja sipas burimeve ka nisur pranë Don Boskos përgjatë rrugës “Dritan Hoxha” deri afër Zonjës së Këshillit të Mirë.