Tiranë- Në shtëpinë e Klodian Rashës familjarët hapën dyert e mortit.
Gjatë orëve të mesnatës policia qëlloi mbi djalin 25- vjeçar, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ku patrulla ka pikasur një të ri që po kryente veprime të dyshimta.
Burime bëjnë me dije se Klodian Rasha ishte djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.