Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Pfizer / BioNTech Covid jashtë kushteve të provës, duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit. Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej “e privilegjuar” që po merrte vaksinën.
Qendrat në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë moshat mbi 80 vjeç dhe anëtarë të personelit shëndetësor. Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që filloi të përdorë vaksinën Pfizer, pasi rregullatorët miratuan përdorimin e saj javën e kaluar. Edhe pse është vendi i parë në botë që e aprovoi proceson, vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.