Koronavirusi shënon një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vend. Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.
Mjeku 50-vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në Tiranë. Gjendja shëndetësore e tij është rënduar tre ditët e fundit.
Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës. Aktualisht punonte si pedagog i jashtëm në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës