Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vrasjes së një 25 vjeçari në Tiranë nga ana e policisë. Sipas Bardhi, të dhënat e para për vrasjen e një 25 vjeçari në mes të Tiranës nga Policia e Shtetit hedhin dyshime të forta për vrasje me dashje pa asnjë shkak.
Numri dy i PD-së, thotë se njoftimet e Policisë së Shtetit krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës. Sipas Bardhit, prokuroria duhet të ndërmarrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes dhe zbardhjen e të vërtetës. Bardhi thotë se kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët dhe e miqëson me bandat.